Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Dubrovnikut
BKT
Lajme

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Dubrovnikut

Sh.Ç/RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Në këtë samit, Presidentja Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

"Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën", njofton Presidenca.

Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj.


MË SHUME NGA Lajme