Kurti takohet me aktivistë nga Sanxhaku, njihet me vështirësitë e tyre 
BKT
Lajme

Kurti takohet me aktivistë nga Sanxhaku, njihet me vështirësitë e tyre 

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku. Ndër ta, prezente ishte edhe Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, ai u njoh së afërmi me jetën dhe aktivitetin e secilit pjesëmarrës e vështirësitë që vihen para tyre nga mungesa e demokracisë në Serbi dhe regjimit atje.

“Zonja Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve atje”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë e të pa rezervë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre.


MË SHUME NGA Lajme