17:23 / 10.10.2024
Për arsye humanitare, Jakup Krasniqit i lejohet vizita në Kosovë
A.B / RTKlive
Dhomat e Specializuara njoftojnë se Jakup Krasniqit i është lejuar vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë.
"Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të z. Krasniqi në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës", njofton Specialja.























