13:46 / 11.10.2024
Për herë të parë mbahet provimi për patentë shoferë në veri
RTKlive
Në Mitrovicë të Veriut po mbahet provimi për t’u pajisur me patentë shoferë te Republikës së Kosovës.
Testit i janë nënshtruar 40 persona, të ndarë në 4 grupe. Ky proces vjen pas përfundimit të afatit për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuara nga autoritetet serbe, në ato të autoriteteve të Kosovës.

Gjatë periudhës maj-gusht 2024, në 4 komunat veriore u konvertuan rreth 6,500 patentë shoferë.























