Tetë persona të lënduar në aksident po trajtohen në Emergjencë
BKT
Video: Xheneta Abdullahu/ RTK
Lajme

Tetë persona të lënduar në aksident po trajtohen në Emergjencë

Fatos Cervadiku|RTK

(E plotësuar ora 16:25) Drejtori i Qendrës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka thënë për RTK-në se deri tani janë sjell 8 persona të lënduar.

Sipas tij të lënduarëve po u bëhen ekzaminimet e nevojshme dhe se nuk ka të lënduar rëndë.

“Të shohim a po rritët numri i të lënduarëve a jo edhe sa po persona po ndalën për trajtim të mëtutjeshëm dhe ku”, ka thënë për RTK Syla.

Aksident në “Veternik” të përfshira 1 kamion e 11 automjete, 11 të lënduar

V.S / RTKLive

Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident zingjiror në lagjen “Veternik” në  Prishtinë ku të përfshira kanë qenë 1 kamion e 11 vetura.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ajo tha se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 11 persona.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugorë” ka thënë Ahmeti për RTKlive.


MË SHUME NGA Lajme