Shala kërkon nga Apeli ta kthejë rastin në rigjykim
BKT
Gjykata Speciale

Shala kërkon nga Apeli ta kthejë rastin në rigjykim

Sh.Ç/RTKlive

Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Themelores së Speciales, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte.

Shala ka kërkuar që ky vendim të shfuqizohet, të kthehet në rigjykim rasti ose edhe nëse është e nevojshme, të vendoset një dënim më i përshtatshëm, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në dritën e natyrës dhe ndikimit të gabimeve të ligjit, faktit dhe dënimit, si dhe të padrejtësive që i janë shkaktuar të drejtave të z. Shala për një proces të drejtë, mbrojtja me respekt kërkon nga Paneli i Apelimit që të shfuqizojë dënimet e vendosura nga Paneli i Gjykatës dhe/ose të kthejë rastin për rigjykim dhe/ose, nëse është e nevojshme, të vendosë një dënim të përshtatshëm”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes.

Sipas pikës 14 të këtij dokumenti, mbrojta e apeloi dënimin prej 18 vjetësh pasi sipas tyre ai është i tepëruar.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale