Akademi shkencore me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Shtjefën Gjeçovit
BKT
Kulturë

Akademi shkencore me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Shtjefën Gjeçovit

Arbana Hajredinaj /RTK

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës u mbajt akademi shkencore për jetën dhe krijimtarinë e At Shtjefën Gjecovit ku morën pjesë akademikë, hulumtues e studiues të krijimtarisë së Gjecovit

Kjo akademi shkencore u organizua në kuadër te 150-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, etnologut e arkeologut të parë shqiptar Shtjefën Gjecovit. 

“Gjeqovi është çmuar lartë nga arkeologë të huaj, dijetarë shqiptarë e të tjerë për zbulimet arkeologjike në tokën shqiptare që përbëjnë koleksionin e tij të famshëm i cili ruhet në Shkodër”, ka thënë Akademik Sabri Hamiti.

 “Është tashmë i padiskutueshëm i arkeologjisë dhe etnologjisë shqiptare. Kishte një arsye jopublike që Gjeqovi të mbetej në një heshtje për një kohë të gjatë. Ai u vra nga një pushtet pjesë e të cilës Kosova ishte deri para 25 viteve. Por ajo që më bën përshtypje tani është genija se mendësia e atij shteti që hesht për Gjeqovin në kohën tani vazhdon edhe përtej kufijve kohorë të atij sundimi famëkeq”, ka thënë Mehmet Kraja, akademik.

Vitor Demaj e citon Shtjefën Gjeqovin, në vargjet e shkruara te Këngëve të Kreshnikëve.

“Me gjithë norma e pushtimesh qëllon të shtyhet shqiptari por besa lutet e fryn, vret e vjedh pa respekt a besë, ku ha kafshatën e bukës, ku pi gotën e ujit s’prek n’at shpi shqiptari me e dit se fryma mun. Flas përgjithësisht thotë për shqiptarët tuj i lan anesh ata mistreca që se dinë çka do me thanë e besës”, ka thënë Vitor Demaj, prift françeskan.


MË SHUME NGA Kulturë