09:11 / 15.10.2024
Beto në ‘radarin’ klubit të madh italian
F.B/RTKLive
Klubi i madh italian, Juventus raportohet se është hedhur në sulm për yllin e Evertonit, Beto.
Torinezët janë të interesuar të forcojnë akoma më shumë repartin e sulmit.
Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ synon që në afatin kalimtar të janarit të transferojë sulmuesin e Evrtonit, Beto.
Beto është një nga lojtarët më të mirë tek klubi anglez. Trajneri i Juvës, Thiago Motta thuhet se preferon sulmuesin e Evertonit për pjesën e dytë të garave.
“Juventus po konsideron sulmuesin e Evertonit, Beto për sulmin në afatin kalimtar të janarit”, shkruajnë mediet italiane.























