12:13 / 15.10.2024
Specialja ua vazhdon edhe nga dy muaj paraburgimin Thaçit dhe Veselit
V.Th. RTKlive
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte.
Sipas njoftimit vendimet e ndara për Thaçin dhe Veselin janë marrë më 14 tetor 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.























