Kosova mposht pastër Qipron
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 10:43) Kosova ka arritur një fitore të sigurt ndaj Qipros, me rezultatin përfundimtar 3-0, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, e zhvilluar të martën në Prishtinë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Franco Foda ka kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë, kur kapiteni Amir Rrahmani ka realizuar një gol pas një kombinimi të shkëlqyer brenda zonës së rreptësisë, duke dërguar topin në rrjetë.
Fillimi i pjesës së dytë e ka sjellë golin e dytë për Kosovën. Në minutën e pesëdhjetë e dytë, Krasniqi ka shënuar një gol të bukur pas një gjuajtje fillestare nga Jashari, duke dyfishuar avantazhin e ekipit.
Kosova nuk është ndalur këtu; në minutën e shtatëdhjetë e një, Sahiti, i inkuadruar në vend të Zhegrovës, ka shënuar golin e tretë. Pas një gjuajtje të Rrahmanit, topi i ëshrë kthyer Sahitit, i cili e ka dërguar atë drejt rrjetës, duke e vulosur ndeshjen.

Kosova e thellon edhe më shumë epërsinë
Kosova ka trefishuar rezultatin në ndeshjen ndaj Qipros, duke arritur në 3-0.
Sahiti, i inkuadruar në vend të Zhegrovës, ka shënuar gol në minutën e shtatëdhjetë e një. Pas një gjuajtje të Rrahmanit, topi i është kthyer Sahitit, i cili e ka dërguar atë drejt rrjetës.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe më pak se njëzet minuta

Kosova e dyfishon epërsinë kundër Qipros
Fillimi i pjesës së dytë ka sjellë edhe golin e dytë për Kosovën në përballjen ndaj Qipros.
Në minutën e pesëdhjetë e dytë, Krasniqi ka realizuar një gol të bukur pas një topi të gjuajtur fillimisht nga Jashari, duke dyfishuar avantazhin e Kosovës.
Megjithatë, ka ende shumë kohë deri në fund të ndeshjes, dhe sfida mbetet e hapur.
Kosova kalon në epërsi ndaj Qipros
(E plotësuar, 21:00) Kosova ka kaluar në epërsi kundër Qipros në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Momentalisht rezultati është 1-0 për Kosovën, me kapitenin Amir Rrahmani që ka realizuar në minutën e tridhjetë.
Pas një kombinimi brenda zonës së rreptësisë, Rrahmani ia ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë.
Megjithatë, ndeshja është ende e hapur, dhe ka edhe shumë kohë deri në fund.

Nis ndeshja Kosova - Qipro
Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Qipros në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, në kuadër të Nations League.
Kosova synon një fitore tjetër kundër Qipros, pasi në ndeshjen e parë në tokën qipriote, djelmoshat e Kosovës kanë triumfuar me rezultat bindës 0-4.
Kjo përballje është vendimtare për renditjen në grup, ndërkohë që sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit, ku përballen Lituania dhe Rumania.
Kosova - Qipro, formacionet
Kosova e pret Qipron sonte në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























