Krasniqi thotë se lojtarët e Kosovës duhet të angazhohen për rezultat
BKT
Sport

Krasniqi thotë se lojtarët e Kosovës duhet të angazhohen për rezultat

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i futbollit, Ramiz Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e angazhimit dhe përkushtimit të lojtarëve të Kosovës në përballje me Qipron.

Ai ka qenë i ftuar te RTK për ta komentuar ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Qipros, e cila zhvillohet sonte në Prishtinë në kuadër të Nations League. 

Krasniqi "Pres një ndeshje të mirë, sepse edhe lojtarët janë bindur se pa paraqitje të mirë nuk ka rezultat të mirë. Pa angazhim, pa përkushtim nuk ka paraqitje të mirë dhe rezultat të mirë. Komplet skuadra duhet të jetë si një person", ështv shprehur Krasniqi.

Ai po ashtu ka vlerësuar kundërshtarët e Kosovës, duke theksuar se "Qipro ka futbollistë të kampionatit të vet, të cilët njihen mes vete."