Maqedonci: Ushtria e Kosovës po rritet e konsolidohet me armatim modern
N.M. /RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Ai tha se për 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1658 persona.
Maqedonci, në një postim në Facebook, tha se Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit.
“Nga 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1658 persona. Me përfundimin e këtij procesi të rekrutimit do të arrijmë numrin total prej 2271 të rekrutuarve. Pra, brenda katër viteve pothuajse po dyfishojmë numrin e ushtarakëve të FSK-së. Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit”, ka shkruar Maqedonci.























