Instalacioni "Ombrellë` që simbolizon mburojën për gratë
BKT
Kulturë

Instalacioni "Ombrellë` që simbolizon mburojën për gratë

Sh.G / RTKlive

Në programin e mëngjesit në RTK, ishin të ftuar Vatra Hyseni artiste dhe Ardonis Selmani menaxher i projektit “Ombrellë” që simbolizon mburojën për gratë.

Adonis Selmani tha se ky projekt, i cili është përkrahur nga “Jahjaga foundation” mbështetur edhe nga Bashkimi Evropianë dhe UNDP-ja, është kryesisht punë e Vatra Hysenit dhe Elba Hysenit, mirëpo si staf i Mural Festit kanë vendosur të ju ndihmojnë për këtë instalacion.

“Tema e projektit është fuqizimi i grave temë, kjo që do të që përcillet këtë vit edhe tek Mural Fest. Këtë instalacion e kemi të ndarë si pazëll, pjesa e mburojës shihet si mburojë e gruas dhe kemi disa personalitete që janë përmendur  në këtë instalacion ato janë Nexhmije Pagarusha, Majlinda  Kelmendi, Farije Hoti e tjera”, tha Selmani.

Derisa Vatra Hyseni thotë se ka qenë një punë shumë e mirë, pasi që saldimin e bënë me shumë pasion, teksa edhe tema thotë se e ka tërhequr shumë.

“Tema më ka tërhequr shumë, është punuar me metal të ricikluar. Unë saldimin e bëjë më dëshirë dhe më shumë pasion ndaj nuk kam pasur shumë vështirësi. Kam qenë e mirëpritur nga salduesit tjerë që kryesisht kanë qenë meshkuj”, tha Hyseni.


MË SHUME NGA Kulturë