19:51 / 18.10.2024
Ancelotti: Mbappe-n e shoh të lumtur
rtsh
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se Kylian Mbappe ndihet i qetë pas akuzave për përdhunim në Suedi.
“E shoh afër 100% të formës më të mirë. Është shumë mirë dhe është kënaqësi ta shoh duke u stërvitur”, ka thënë trajneri i Real Madridit.
"Unë nuk jam këtu për të komentuar spekulimet. Unë fokusohem në punën që ai bën. E shoh të lumtur, me dëshirën për të dhënë kontributin e tij në skuadër”.
“Ditët e pushimit ishin planifikuar për të dhe më pas të gjithë zgjedhin se çfarë duan të bëjnë. Unë isha në Londër për dy ditë dhe nuk i kërkova askujt leje. Për më tepër, nuk kemi një agjenci udhëtimesh për të organizuar udhëtimet e lojtarëve”, tha me shaka strategu italian.























