Hapet ‘Tenda e errët’ në kuadër të javës së ndërgjegjësimit mbi verbërinë
BKT
Foto: Elmina Osmani/RTK
Lajme

Hapet ‘Tenda e errët’ në kuadër të javës së ndërgjegjësimit mbi verbërinë

Elmina Osmani/RTK

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është hapur “Tenda e Errët”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

Me syze të errëta e me shkopin e bardhë në dorë, qytetarët kanë mundësi të përjetojnë çaste të personave të verbër. Disa nga ta që zhvilluan këtë aktivitet më pas kanë shkruar edhe për përjetimet e tyre gjatë minutave në errësirë. Organizatore e kësaj tende është organizata joqeveritare “You can do”. Kristian Gashi nga kjo organizatë tha se ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi verbërinë dhe përdorimin e shkopit të bardhë.

“Qëllimi i organizimit të ‘Tendës së Errët’ ka të bëjë me sensibilizimin e njerëzve për ta përjetuar ndjenjën si është me qenë i verbër dhe është në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Tenda do të qëndrojë edhe dy ditë tjera deri të hënën”, tha Kristian Gashi.


MË SHUME NGA Lajme