Vazhdon loja shpërblyese për biletat e Festivalit të Këngës deri të martën
BKT
Në Fokus

Vazhdon loja shpërblyese për biletat e Festivalit të Këngës deri të martën

Radio Kosova

Kanë mbetur edhe pak ditë prej fillimit të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK. Me qëllim të pjesëmarrjes së gjerë të audiencës në këtë festë të madhe të muzikës, Radio Kosova nga fillimi i tetorit ka lansuar në dy kanalet e saj, lojëra shpërblyese për t`u mundësuar dëgjuesve që t`i ndjekin drejtpërdrejt netët e festivalit.

Dëgjuesit tashmë janë bërë pjesë e festivalit më të madh garues të muzikës në vend duke telefonuar në dy termine të ndryshme dhe përgjigjur në pyetjet e parashtruara.

Loja shpërblyese do të vazhdojë deri të martën me 22 tetor, nga ora 11:00 në Radio Kosova 2 në kuadër të emisionit “Gramafon” me prezantues Vjosa Husaj dhe Haki Kikajn dhe në kanalin e parë në kuadër të emisionit “Fol Shlirë” me Agim Kitën prej orës 16:30-18:00.

Fituesit e lojës shpërblyese, mund t’i tërheqin biletat për Festivalin e Këngës në RTK, prej të hënës deri të mërkurën, nga ora 08:00 - 16:00 në recepsionin e Radio Kosovës në sheshin “Xhorxh Bush” nr.41 në Prishtinë.

Me rastin e tërheqjes së biletave duhet ta prezantojnë letërnjoftimin ose një dokument tjetër identifikues.

Radio Kosova ju dëshiron dëgjuesve dhe fituesve të lojës shpërblyese argëtim të këndshëm në netët live të Festivalit të Këngës dhe në programin special të përgatitur enkas për këtë ngjarje të madhe muzikore, në Radio Kosova 1 dhe 2.

Festivali i Këngës në RTK mbahet më datat 24, 25 dhe 26 tetor 2023 në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.


MË SHUME NGA Në Fokus