Fadil Geci fillon dëshminë në Speciale
A.B|RTKlive
(E plotësuar, ora 14:10) Në Speciale ka filluar dëshminë Fadil Geci.
Prokurori James Pace ka theksuar se dëshmitari ka luftuar dhe ka mbajtur pozita të ndryshme, përfshirë poste udhëheqëse në LDK. Geci është pyetur lidhur me komunikatën 59, e cila përfshin informacione mbi operacionet e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Ky është dëshmitari i 96-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sh.Ç/RTKlive
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Specilaja njofton se seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në 16:30. Pjesa tjetër e seancave të kësaj jave do të zhvillohet sipas orarit të rregullt, nga ora 09:00 deri në 16:30.
Ndryshe në Dhomat e Specializuara të Kosovës më Hagë, më 3 tetor ka dëshmuar dëshmitari i 95-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar, ka dëshmruar në seancë të mbyullur.























