Qyteti Yonkers në New York ia ndan Haradinajt ‘Mirënjohjen e Qytetit’
BKT
Lajme

Qyteti Yonkers në New York ia ndan Haradinajt ‘Mirënjohjen e Qytetit’

Sh.Ç/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni të veçantë është vlerësuar nga kryetari i qytetit Yonkers në New York, Mike Spano, me Mirënjohjen e Qytetit.

Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë kësaj ceremonie vlerësimi për të, është shpallur zyrtarisht si “Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt”.

"Në një ceremoni të veçantë në qytetin Yonkers, New York, Kryetari i qytetit, z. Mike Spano, më vlerësoi me Mirënjohjen e Qytetit. Njëherësh, duke shpallur zyrtarisht datën 20 tetor 2024 si “Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt, me motivacionin; “Për njohjen e shërbimit shumëvjeçar ndaj vendit të tij dhe përkushtimin e tij në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, si dhe në shërbimin publik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme