Sot promovohet libri ‘Hyrje në Psikolinguistikë’ i Rrahman Paçarizit
Sh. Gashi|rtklive
Sot do të bëhet promovimi i librit ‘Hyrje në Psikolinguistikë’ i autorit Rrahman Paçarizi.
Rrahman Paçarizi, tha për RTK se motivimin për të shkruar këtë libër e ka pasur nga studentët.
“Motivimi ka qenë nga studentët natyrisht, sepse është një libër që ka të bëjë më studentët dhe u dedikohet atyre. Në fakt është libër i kombinuar, nuk është i tëri libër të themi universitar, por aty këtu ka edhe hulumtime të cilat i kam bërë unë bashkë me studentët”, tha ai.
Ndër tjera Paçarizi tha se këtij libri “Hyrje në Psikolinguistikë”, me qëllim ia ka lënë atë emër pa pretendimin që me qenë monografi, sepse nuk është e tillë, por është përmbledhje e teorive kryesore për katër disiplinat e psikolinguistikës”.
Libri “Hyrje në Psikolinguistikë” ofron një tablo të përgjithshme të katër nënfushave kryesore të psikolinguistikës; prodhimi i gjuhës, të kuptuarit e gjuhës, të nxënët e gjuhës dhe çrregullimet gjuhësore.























