Hovenier dhe O’Brien nderuan figurën e ambasadores Kajdanow
M.M. /RTKlive
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, bëri të ditur se në oborrin e Ambasadës, së bashku me ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O`Brien, ka mbjellë një pemë në shenjë përkujtimi dhe nderimi të figurës së ambasadores së ndjerë amerikane, Tina Kaidanow.
Hovenier, përmes një postimi në platformën ‘X’, tha se kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë.
“Sot, iu bashkua ndihmëssekretarit amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë James O'Brien dhe pjesëtarë të Ambasadës amerikane në Prishtinë,në një ceremoni përkushtimi dhe mbjelljeje pemësh në kujtim të ambasadores Tina S. Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Hovenier.
























