Geci vazhdon për të dytën ditë dëshminë në Speciale
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Geci vazhdon për të dytën ditë dëshminë në Speciale

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 13:47) Në Speciale për të dytën ditë me radhë po dëshmon Fadil Geci. Ai edhe sot po merret në pyetjet nga Prokurori James Pace. Geci është pyetur për heroin e Kosovës, Mujë Krasniqi i njohur si `Kapuqi`.

Geci ka thënë se kur ka biseduar me Ramë Bujën lidhur me komunikatën e 59-të, i ka thënë që ka marrë plumb pse i ka mbrojtur vëllezërit Geci.

Më tej, për deklaratën lidhur me shkruesin e  komunikatës 59-të, dëshmitari tha se i qëndron prapa deklarimit se ai person nuk ka mundur të jetë shqiptar.

Pas prokurorisë, Geci në pyetje do të merret nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

 

Filloi seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së| LIVE

(E plotësuar, ora 09:45) Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe dje në Speciale ka filluar dëshminë Fadil Geci.

Prokurori James Pace ka theksuar se dëshmitari ka luftuar dhe ka mbajtur pozita të ndryshme, përfshirë poste udhëheqëse në LDK.

Geci është pyetur lidhur me komunikatën 59, e cila përfshin informacione mbi operacionet e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Ky është dëshmitari i 96-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Geci do ta vazhdojë dëshminë edhe sot nga ora 09:00.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale