Sot publikohet raporti për qëndrimet e të rinjve ndaj krimeve të luftës
Sh. Gashi|rtklive
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) sot do të publikojë raportin ‘Qëndrimet e të rinjve ndaj luftës dhe krimeve të luftës në Kosovë’.
Në programin e mëngjesit në RTK, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për të biseduar për raportin “Qëndrimet e të rinjve ndaj luftës dhe krimeve të luftës në Kosovë”
Hana Berisha koordinatore e programit në YIHR, është shprehur e kënaqur me arritjen e punës gjashtë mujore për këtë raport pasi që si organizatë e kanë arritur qëllimin.
“Sot do të bëhet publikimi i raportit të qëndrimet e të rinjve ndaj luftës dhe krimeve të luftës në Kosovë, ka një kohë të gjatë që ne si organizatë e kemi parë si shumë të nevojshme që të kemi një raportit të tillë. Për këtë raport kemi punuar që nga muaji prill i këtij viti deri tash diku afër gjashtë muaj kohë kemi punuar për të ardhur deri tek ky raport”, u shprehë Berisha .
“Raport është bërë në të gjitha qytete e Kosovës në të gjitha etnitë me grup moshat 18 deri në 30 vjeç kemi pasur 807 anketues dhe mendoj që kemi nxjerr mjaft të dhëna prej tyre nga ato se si e shohin ata luftën çka mbajnë në mend ose cilat janë kujtimet e tyre të dëgjuara nga familjaret ose edhe të përjetuara”, tha ajo.























