22:42 / 23.10.2024
Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë Turqinë pas sulmit terrorist
V.Thaçi / RTKlive
5 persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën kur një grup sulmuesish shpërthyen një bombë dhe shtinë me armë zjarri në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, e cilësoi sulm terrorist.
Lidhur me këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. "Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara.
"Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë", ka shkruar Osmani në rrjetin social X.























