06:32 / 24.10.2024
Fillon sot Festivali i Këngës të RTK-së
A.B / RTKlive
Sot, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të fillojë Festivali i Këngës së RTK-së, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Transmetimi televiziv do të nis duke filluar nga ora 20:10, ku musafirë të shumtë do të priten në tepihun e kuq në Pallat të Rinisë. Ndërkaq nata e parë e “Fest 2” do të fillojë nga ora 21:00.
Të gjitha përgatitjet për festivalin janë bërë. Gjithçka është gati, duke filluar nga skena madhështore në Festivalin e Këngës të Radiotelevizionit të Kosovës, konkurrentët, orkestra dhe stafi përgjegjës janë gati për Fest 2024.
Në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës të Radio Televizionit të Kosovës do të performojnë 16 artistë. Festivali do të zgjasë tri ditë, më 24, 25 dhe 26 tetor 2024.























