Nis takimi i përbashkët i Lajçakut me Bislimin dhe Petkoviqin
BKT
Lajme

Nis takimi i përbashkët i Lajçakut me Bislimin dhe Petkoviqin

Gjeraqina Tuhina / RTK, Bruksel

(E plotësuar) Ka nisur në Bruksel takimi trepalësh në mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Para këtij takimi Lajçak është takuar ndaras me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë ndodhen në Bruksel për takimin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

Nis takimi i Lajçakut me Bislimin

A.B / RTKlive

(E plotësuar) Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë ndodhen në Bruksel për takimin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

Ka nisur takimi mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Para këtij takimi, Lajçak është takuar me kryenegociatin serb, Petar Petkoviq

Nisin takimet në Bruksel, Lajçaku e pret Petkoviqin

Në Bruksel ka filluar takimi i delegacionit nga Serbia i udhëhequr nga Petar Petkoviq, me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serebisë, Miroslav Lajçak.

Më pas me Lajçakun pritet të takohet delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, pas takimeve dypalëshe të delegacioneve ndaras me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, nëse do të ketë vullnet nga palët, mund të zhvillohet edhe takimi i përbashkët trepalësh.

Herën e fundit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq u takuan me të dërguarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, më 17 shtator në BE,  por asokohe nuk kishte takim trepalësh.

Sot në Bruksel takimi i ri në dialogun Kosovë-Serbi

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen në Bruksel për takimin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha në kuadër të dialogut, se “koreografia do të jetë e zakonshme, BE-ja gjithmonë synon të ketë takime trepalëshe, por kjo do të varet nga vullneti i palëve”.


MË SHUME NGA Lajme