Nisin takimet letrare ndërkombëtare “Azem Shkreli” në Pejë
BKT
Kulturë

Nisin takimet letrare ndërkombëtare “Azem Shkreli” në Pejë

Sh. Gashi|RTKlive

Për të 20-ën herë me radhë po mbahen takimet ndërkombëtare letrare, “Azem Shkreli”, në qytetin e Pejës. Këtë vit është edicion jubilar dhe për dallim nga vitet e tjera do të ketë edhe shumë risi.

Nga Peja ishte në lidhje të drejtpërdrejte Xhenet Syka Kelmendi, drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport, në Komunën e Pejës, për emisionin e mëngjesit në RTK, foli për ngjarjet që do të zhvillohen këto dy ditë atje.

“Sot dhe nesër do të mbahet takimi më i madh letrar ndërkombëtare në Pejë këtë vit më qenë se është edhe vit jubilar do të jetë edhe më i veçantë se herët e tjera, ne kemi vendosur që të sjellim një format komplet të ri duke sjellë  krijime të jashtë zakonshme duke pasur një juri profesionale duke pasur prezencë ndërkombëtare”, tha Syka.

Ndër tjera Syka tha se këtë vit kanë vendosur, që për dallim nga vitet e tjera, në këtë edicion duke marrë parasysh edhe krijimtarinë e pasur të Azem Shkrelit ,në fushën e kinematografisë, të ndajnë edhe çmimin për kinematografi.

“Për dallim nga vitet tjera Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Pejës ka vendosur që të ndaj dy çmime atë tradicional që merret për poezinë letrare dhe titullohet çmimi, “Azem Shkreli”, si dhe duke pasur parasysh edhe krijimtarinë e pasur të Azem Shkrelit në fushën e  kinematografisë dhe si drejtor i teatrit kombëtar edhe si drejtor i QKK-së kemi vendosur që përherë të parë të ndajmë edhe çmimin për kinematografi”, u shprehë ajo.

Takimet do të mbahen të enjten dhe të premten, më datë 24-25 tetor 2024, në hotel "Dukagjini", në Pejë.


MË SHUME NGA Kulturë