17:38 / 25.10.2024
Ferizaji del me tri pikë nga Drenasi
Uran Krasniqi/RTKLive
Ferizajit nuk i ka dalur huq udhëtimi në Drenas.
Skuadra e qytetit në jug të Kosovës ka arritur të fitojë me rezultat minimal 0-1.
Një gol i Abdul në minutën e shtatëdhjetë e tetë të ndeshjes ka qenë përcaktues i fatit të takimit dhe vendimtar për fitoren e skuadres mysafire.
Pas kësaj fitore Ferizaj gjendet në pozitën e shtatë me trembëdhjetë pikë, për momentin larg zonës që e largon nga kategoria. Ndërsa Feronikeli gjendet në vendin e fundit me vetëm dy pikë. Tabela kryesohet nga Ballkani me shtatëmbëdhjetë pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë.
Të shtunën Superliga pritet të vazhdojë me dy ndeshje të tjera.























