Kurti falenderon ambasadorin Guerot për mbështetjen e Francës
BKT
Lajme

Kurti falenderon ambasadorin Guerot për mbështetjen e Francës

V.Thaçi / RTKLive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti dhe Guerot diskutuan për bashkëpunimin në fusha të ndryshme në kuadër të raporteve dypalëshe dhe bashkërendimin në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Sot u bë lansimi i projektit GENESIS, që synon të mbështesë të rinjtë e vendit tonë që të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë kreative, dhe që gjithashtu forcon bashkëpunimin me Francën, veçanërisht me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme si dhe me Institutin Francez në Kosovë.

 


MË SHUME NGA Lajme