Abdixhiku: Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë
BKT
Foto| Nga profili i Lumir Abdixhikut në FB
Lajme

Abdixhiku: Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë

A.B|RTKlive

Pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka vizituar atë shtëpinë e tij, në Pejë.

Në një postim në ‘Facebook’, Muhaxheri tha se Muhaxherin as mund ta ndalin e as mund ta frikësojnë, teksa shtoi se atë e gjetën edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës.

"Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës - qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashterrshme.Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë!”, ka shkruar Abdixhiku në ‘Facebook’.

Ndryshe, Abdixhiku u bëri thirrje autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët dhe autorët të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

Ndryshe zyrtarë të Policisë në rajonin e Pejës kanë njoftuar se sot në mëngjes është sulmuar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, deklaroi për RTK-në se rasti ka ndodhur në mëngjes në rrugën "Bill Klinton", ku dy persona kanë sulmuar kryetarin e Pejës, i cili ka pësuar lëndime trupore. Sipas tij, të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe janë ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Lajme