Haradinaj: Të zbardhen  motivet e sulmit, i pakompromis ndëshkimi
BKT
Lajme

Haradinaj: Të zbardhen  motivet e sulmit, i pakompromis ndëshkimi

M.M. /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar  për sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke cilësuar këtë veprim si akt qyqar.

Në një postim në ‘Facebook’, Haradinaj u shpreh se organet e drejtësisë, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardhin motivet e këtij sulmi dhe të jenë të pakompromis në ndëshkimin e tyre.

“Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre! Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrinë prapa hekurave.  Lehtësues lajmi që kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet!”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme