11:20 / 27.10.2024
Çeku: Festivali i Këngës tregoi se jemi gati për Eurovision
N.M. /RTKlive
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK ishte edhe më magjik.
Çeku, në një postim në Facebook, tha se u dëshmua që nga aspekti organizativ, por edhe cilësor e artistik, se jemi të gatshëm për pjesëmarrje në Eurovision.
“Edicioni i dytë i Festivalit të Këngës ishte edhe më magjik. Dëshmuam që nga aspekti organizativ por edhe cilësor e artistik jemi të gatshëm për në Eurovision. Faleminderit për një mbrëmje plot emocion e performanca të jashtëzakonshme”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Ministri uroi fituesit të edicionit të sivjetmë, Endrit Krasniqi. “Përgëzime Radio Televizioni i Kosovës dhe Adi Krasta!”, ka shkruar Çeku.























