Ahmeti ngre shqetësimin për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
RTK
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se lideri i saj, Ali Ahmeti, u ka dërguar letër sot liderëve ndërkombëtarë e të rajonit, përfshirë presidenten Osmani e kryeministrin Kurti.
Përmes kësaj letre, Ahmeti ka ngritur shqetësimin, siç ka thënë, për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat thekson se rrezikojnë arritjet historike të Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet themelore të barazisë dhe paqes.
"Planet e trishta, edhe atë çuditërisht të paralajmëruara nga Qeveria e vendit, se Gjykata Kushtetuese pritet të shfuqizojë dispozitat kryesore të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, që bën gjuhën shqipe një gjuhë zyrtare të barabartë sipas Amendamentit 5 të Kushtetutës, përbëjnë një goditje të rëndë mbi Marrëveshjen e Ohrit, barazinë, harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin në vend", ka shkruar ndër të tjera në këtë letër Ahmeti.























