Në Prishtinë, theret për vdekje një person
A.B / RTKlive
Një person ka vdekur si pasojë e therjes me mjet të mprehtë, sonte në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 20:30, ku, sipas informacioneve fillestare, sulmi ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy personave.
"Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana, në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrveshje mes ty personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë shkaktuar këtë rast të rëndë", tha për RTKlive, Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së.























