Anulohet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së
M.Miftari/RTKlive
Bordi i RTK-së ka njoftuar se ka anuluar procesin e konkursit për drejtor të përgjithshëm të RTK-së.
Në komunikatën e dërguar nga Bordi i RTK-së, bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme të tij, Bordi ka shqyrtuar pikën e rendit të ditës mbi votimin për hapjen e zarfave për konkursin e drejtorit të përgjithshëm.
“Gjatë diskutimeve, zyrtari ligjor ka sqaruar të gjithë bazën ligjore për të trajtuar këtë proces më tej, duke theksuar se tejkalimi i afatit paraqet bazë për anulimin e konkursit, kjo për të mos cenuar ndonjë të drejtë të aplikuesve ose procesin e rregullt të konkursit”, thuhet në njoftimin e Bordit.
"Me këtë rast, anëtarët e Bordit, me shumicë votash, kanë votuar kundër hapjes së zarfave pas kalimit të afatit të përcaktuar, duke anuluar kështu procesin e konkursit për drejtor të përgjithshëm", thuhet në njoftim.























