Muharremaj: Janë bllokuar qasjet për zyrtarët financiarë,Kuvendi të veprojë
BKT
Lajme

Muharremaj: Janë bllokuar qasjet për zyrtarët financiarë,Kuvendi të veprojë

G.K/RTKlive

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të kësaj komune, janë bllokuar. Ai ka thënë se lidhur me këtë është njoftuar sot nga institucionet e nivelit qëndror.

“Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Ai ka thënë se komunat s’duhet të mbesin peng i një marrëveshje, që sipas tij duhet të zbatohet nga Qeveria.

“Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng e një marrëveshje të cilën duhet ta zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna”, shton tutje ai.

Për këtë situatë, Muharremaj thotë se duhet të veprojë urgjentisht edhe Kuvendi i Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë.


MË SHUME NGA Lajme