Vazhdon shpërndarja e ujit me autobote
V.S|RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka vazhduar edhe sot me shpërndarjen e ujit përmes autoboteve për ata qytetarë që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badovcit. Ata kanë siguruar se uji është 100 për qind i pastër, derisa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos shpenzojnë për të blerë ujë.
Përmes fotografive që ka shpërndarë KRU “Prishtina” shihen qytetarët teksa furnizohen me ujë nga autobotet.
“Qytetarët e interesuar të marrin ujë për pije dhe përgatitje ushqimi nga autobotet. Ujë, 100% i pastër! Mos shpenzoni!”, është mbishkrimi që është vendosur mbi fotografitë e shpërndara.
Kjo situatë me shpërndarje të ujit do të vazhdojë deri kur të ketë një informacion zyrtar nga organet kompetente që monitorojnë cilësinë e ujit në Liqenin e Badovcit dhe të tregojnë se a janë ulur vlerat e Manganit për konsumimin e ujit.























