Në vizitën e Krull diskutohet luftimi i trafikimit me qenie njerëzore
BKT
Lajme

Në vizitën e Krull diskutohet luftimi i trafikimit me qenie njerëzore

V.Th. RTKlive

Sot në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit ka qëndruar për vizitë pune, prokurorja amerikane, Angel Krull, e shoqëruar nga zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka bërë të ditur Zyra për Komunikim Publik e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhën me luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, ku pati diskutime grupore për raste konkrete që prokurorët i kanë në punë.

Në njoftim po ashtu thuhet se për të ndarë përvojën e saj profesionale në trajtimin e këtyre rasteve prokurorja amerikane Angel Krull para të pranishmëve bëri edhe një prezantim për trajtimin sa më profesional të rasteve që ndërlidhen me trafikimin me qenie njerëzore.

Delegacioni Amerikan u prit nga prokurorë nga Departamentet për të Mitur dhe prokurorët koordinatorë për rastet e trafikimit me qenie njerëzore, nga Prokuroritë Themelore dhe nga Prokuroria e Apelit.


MË SHUME NGA Lajme