06:26 / 31.10.2024
Dëshmitari Haxhi Mazreku vazhdon dëshminë në Speciale
A.B / RTKlive
(E plotësuar, pra 09:56) Dëshmitari i 102-të i ZPS-së ka rifilluar sot dëshminë.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Haxhi Mazreku është dëshmitari i 102-të në Speciale që ka filluar dje dëshminë.
Ai dje tha se pas sulmit në familjen Jashari ai e kishte krijuar vetë njësitin e UÇK-së duke u bazuar në fjalën e presidentit Ibrahim Rugova i cili kishte thënë se duhet ruajtur pragu i shtëpisë.























