Sinani: Raporti i BE-së për Serbinë, shqiptarët e Luginës të diskriminuar
E. Hoti / RTKlive
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka deklaruar se në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 për Serbinë është thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar.
Në një postim në Facebook, Sinani ka shkruar se Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë në vitin 2024 ka sjell në vëmendje disa çështje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës .
“Pasivizimi” i adresave dhe kontrolli i paqartë i statusit të rezidencës nga policia, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe polici ,tekste të pakta shkollore dhe pamundësi për arsim në gjuhën amtare “, ka shkruar Sinani.
Ajo ka thënë se kërkojnë që Serbia të veprojë tani për të përmbushur këto detyrime dhe të garantojë të drejtat e tyre si qytetarë të barabartë.























