10:29 / 01.11.2024
Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kamenicës
M.P. / RTKlive
Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti.
Një vendim i tillë u mor në mbledhjen elektronike të ekzekutivit, teksa këto mjete janë ndarë për muajin tetor 2024.
Këto dy komuna muajt e fundit kanë pasur probleme për të mbuluar pagat në programet e arsimit fillor dhe të mesëm, si pasojë e rasteve përmbarimore.























