Vetaksident në rrugën Kllokot-Viti, humb jetën një person
BKT
Lajme

Vetaksident në rrugën Kllokot-Viti, humb jetën një person

M.P. / RTKlive

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Kllokot-Viti.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më datën 01.11 2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humb kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë rrugës dhe rrokulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Po ashtu, drejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Ai tutje ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa ngasësi i automjetetit do të dërgohet në mbajtje.


MË SHUME NGA Lajme