Haradinaj takon ambasadorin amerikan
BKT
Lajme

Haradinaj takon ambasadorin amerikan

M.P| RTKlive

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zhvilloi takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në përpjekjet për anëtarësim direkt në NATO.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se plani aksional për anëtarësim në NATO mbetet objektiv strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate për vendin dhe rajonin, ndërsa shprehu mirënjohje të thellë ndaj ambasadorit dhe Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme