RTK përfaqësohet në eventin e radhës të DW
BKT
Lajme

RTK përfaqësohet në eventin e radhës të DW

RTKlive

Në edicionin e tetë të Brave New Media Forum, ku marrin pjesë drejtues, redaktorë dhe gazetarë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Radiotelevizioni i Kosovës u përfaqësua në panel nga udhëheqësja e Medieve Online, Valjeta Kosumi.

Ajo prezantoi multietnicitetin në transmetuesin publik, duke u fokusuar veçanërisht në kujdesin e shtuar që RTK ka për grupet e margjinalizuara. Kosumi theksoi se RTK është shembull për ndalimin e gjuhës së urrejtjes në media, si në përmbajtjen që krijon, ashtu edhe në menaxhimin e komenteve në platformat e mediave online.

Ajo prezantoi gjithashtu zhvillimin e platformave online dhe përpjekjet e vazhdueshme të RTK-së për të ofruar përmbajtje sa më tërheqëse për gjeneratat e reja.

Ndërkohë, kryeredaktori i RTSH 24, Nolian Lole, foli për rëndësinë e mentorimit të gazetarëve të rinj nga redaktorët, sidomos në verifikimin e lajmeve dhe krijimin e programeve.

Më herët, RTK ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Deutsche Welle dhe Institutin “Goethe”, financuar nga Bashkimi Evropian, si pjesë e projektit “Innovation. Media. Minds.”


MË SHUME NGA Lajme