16:52 / 02.11.2024
Hoxhaj: Sakrifica e Zhitisë e Fazliut do të mbetet në themelet e shtetit
E.H/RTKlive
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë homazhe sot në 35 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.
Hoxhaj ka shkruar në Facebook se sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë në themelet e shtetit.
“Bashkë me kolegë, nderuam sot heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, për përvjetorin e 35 të rënies së tyre. Sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë në themelet e shtetit! Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj.























