20:09 / 03.11.2024
Sinani: Protesta e sotme në Medvegjë, zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi
A.B| RTKlive
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se protesta “kthema adresën” në Medvegjë ishte zë I fuqishëm për barazi dhe drejtësi.
“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje", ka shkruar ajo,.























