20:40 / 03.11.2024
Kurti takoi bashkatdhetarët në Austri
Kryeministri Albin Kurti po qëndron për vizitë në Austri.
Ai do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Në kuadër të kësaj vizite, Kurti së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë takuar me bashkatdhetarë në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri.























