Osmani: Fitorja e Sandu në zgjedhje, dëshmi e demokracisë së moldavëve
BKT
Foto: Nga profili i Osmanit në `X`
Lajme

Osmani: Fitorja e Sandu në zgjedhje, dëshmi e demokracisë së moldavëve

A.B | RTKlive

Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitoren ndaj sfiduesit të saj, Alexandr Stoianoglo, që është miqësor me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të përcjella me akuza për ndërhyrje ruse dhe mashtrime zgjedhore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se fitorja e merituar dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav.

“E dashur Maia Sandu, fitorja juaj e merituar dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav. Pavarësisht përpjekjeve të pamëshirshme të Rusisë dhe përfaqësuesve të saj për të prishur dhe destabilizuar procesin demokratik, vullneti i popullit ka triumfuar sërish. Mezi pres të punoj me ju ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjen mes popujve tanë”, ka shkruar ajo në ‘X’.

 


MË SHUME NGA Lajme