Kurti në Vjenë, me ofertë për ata që duan të investojnë në Kosovë
BKT
Lajme

Kurti në Vjenë, me ofertë për ata që duan të investojnë në Kosovë

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz morën pjesë mbrëmë në pritjen mirëseardhëse që i paraprinë Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili mbahet sot. 

Bëhet e ditur se kryeministri Kurti falënderoi organizatorët e forumit dhe pjesëmarrësit e tij.

“Ai tha se ditëve tona bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë, dhe se përgjatë këtij forumi Republika e Kosovës do të paraqesë ofertën e saj se pse investitorët e huaj duhet ta hedhin shikimin kah vendi ynë për mundësi të investimeve dhe rritje të shkëmbimeve tregtare”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.  

Edicioni i 21-të i këtij forumi po zhvillohet me temën "Ekonomia rajonale si pjesë e ekonomisë evropiane dhe globale". Prezantimet dhe diskutimet do të mbahen në katër sesione të ndara. ’Bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë’”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme