Policia kontrolle në shkollat e Mitrovicës, për siguri më të madhe
BKT
Lajme

Policia kontrolle në shkollat e Mitrovicës, për siguri më të madhe

V.S|RTKlive

Të gjitha shkollat e Mitrovicës i janë nënshtruar kontrollit nga Policia e Kosovës, aksion ky që u bë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, derisa urdhri u dha nga Gjykata e Themelore e këtij qyteti.

Kontrolli u krye përgjatë dy ditëve më 4 e me 5 nëntor dhe ishte në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla.

Në njoftim thuhet se prokuroria e policia mbeten të përkushtuara që edhe në të ardhmen të zbatojnë urdhërkontrolle të tilla, me qëllim të ofrimit të sigurisë nëpër shkolla si dhe parandalimit të dukurive negative.


MË SHUME NGA Lajme