Sveçla priti ambasadoren e re të Holandës, Karin Boven
BKT
Lajme

Sveçla priti ambasadoren e re të Holandës, Karin Boven

B. H. | RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në këtë takim, sipas njoftimit të MPB-së, ministri Sveçla e uroi ambasadoren Boven për detyrën e re, duke e falënderuar kështu edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Holanda për Republikën e Kosovës.

“Duke vlerësuar lartë raportet tona ndërshtetërore, ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen që ka ofruar Holanda për Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të projekteve të ndryshme dhe në kuadër të kësaj edhe ambasadorja Boven rikonfirmoj vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se ai e njoftoi ambasadoren Boven për prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe për rezultatet e punës së institucioneve tona në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.


MË SHUME NGA Lajme